Gani Geci pas humbjes së LDK-së në Podujevë: Në krye të partisë të vihet Kujtim Shala NULL NULL 2 muaj më parë 2 muaj më parë Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, ka kërkuar që Kujtim Shala të bëhet kryetar i këtij subjekti politik. Kështu ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook, pas humbjes së LDK-së në Komunën e Podujevës, njofton Klan Kosova. Më poshtë mund ta lexoni reagimin e plotë të tij: Urime fitoren Shpjetim Bulliqi, LDK-në që 14 vjet prej vdekjes së presidentit Rugova e këndej e kanë mundur vet LDK-ja. Fatmir Sejdiun dhe kompaninë e tij e ka mundur Fatmir Sejdiu dhe kompania e tij. Isa Mustafën dhe kompaninë e tij e ka mundur Isa Mustafa dhe kompania e tij. LDK-së i duhet një reformë e thellë një pushim opozitarë dhe nga një proces i rregullt zgjedhor brenda partiak krye te saj duhet të vijë akademik si Kujtim Shala pikë. Për ndryshe trendi i rënies do të jetë i pandalshëm. klankosova.tv