Gangsterja Britney Spears NULL NULL 30.05.2015 12:34 30.05.2015 12:34 Ajo është njëria nga yjet më të famshëm të industrisë së muzikës pop. Por rreth të bijve të saj, ajo është thjesht një nënë tipike dhe fanse e “skate boarding”. 33 vjeçarja ka pozuar në një fotografi me djemtë e saj, Sean Preston dhe Jayden James dhe e ka postuar në instagram. Ajo me një kapelë sportive dhe me gishtat e ngritur në shenjën “peace”, shihet e lumtur në krah të dy djemve të saj me dërrasa të “skateboard” në duar. Britney dy djemtë e saj i ka me ish bashkëshortin Kevin Federline, me të cilin ajo u martua në vitin 2004 dhe u nda dy vite më vonë. Kohëve të fundit ajo është në një lidhje me poroducentin e televizionit, Charlie Ebersol, 32 vjeçar. Ajo u shfaq me të në tepihun e kuq të Billboard Music Awards. /klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.