Lajmet e fundit

Galatasaray ka arritur marrëveshje në parim me Milanin për transferimin e yllit portugez, Rafael Leao.
Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i njohur i merkatos, Fabrizio Romano, transmeton Klankosova.tv.
🚨🟡🔴 Galatasaray reach agreement in principle to sign Rafael Leão, here we go! 💣
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 28, 2026
AC Milan to receive package in excess of €45m with add-ons and sell-on clause also included.
Leão accepts after Aston Villa pushing and Gala improved terms proposal today. 🇹🇷 pic.twitter.com/ilNJW7UNIS
Sipas Romanos, Milani do të përfitojë një shumë prej mbi 45 milionë eurosh, ku marrëveshja përfshin edhe bonuse dhe një klauzolë për përqindje nga një shitje e ardhshme.
Leao ka pranuar transferimin te Galatasaray, pavarësisht interesimit dhe përpjekjeve të Aston Villas për ta bindur futbollistin.
Klubi turk ka përmirësuar ofertën e tij gjatë ditës së sotme dhe kjo ka qenë vendimtare që reprezentuesi portugez të japë dritën e gjelbër për transferimin.
Kështu, Galatasaray pritet të sigurojë një përforcim të madh në repartin ofensiv me transferimin e Rafael Leaos.