Lajmet e fundit

Cody Gakpo ka vendosur të largohet nga Liverpooli dhe t’i bashkohet Manchester Cityt para mbylljes së afatit kalimtar të verës.
Sulmuesi holandez ishte gjithashtu në listën e dëshirave të Tottenhamit, por intensifikimi i interesimit nga Manchester City ka bërë që Gakpo të zgjedhë transferimin te skuadra e drejtuar nga Enzo Maresca, transmeton Klankosova.tv.
🚨 EXCLUSIVE: Cody Gakpo decides to join Manchester City & parties now working to reach agreement. 27yo faced 3-way decision after #LFC signed Bradley Barcola; stay or Tottenham Hotspur also options. Dutch int’l chose #MCFC + talks advancing @TheAthleticFC https://t.co/XNvR05Q3OQ
— David Ornstein (@David_Ornstein) August 29, 2026
Sipas raportimeve, Manchester City dhe Liverpooli tashmë kanë nisur bisedimet për të arritur marrëveshje mes klubeve.
“The Reds” raportohet se e vlerësojnë 27-vjeçarin rreth 85 milionë funte, që është afërsisht 100 milionë euro.
Ndërsa eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka raportuar se tashmë është nënshkruar kontrata
Tani mbetet të shihet nëse Liverpooli do ta japë dritën jeshile për largimin e tij, teksa Manchester City po punon për ta finalizuar transferimin para përfundimit të afatit kalimtar.