Gafa e vitit nga ish-portieri i Real Madridit Kiko Casilla (VIDEO) NULL NULL 12.02.2020 08:38 12.02.2020 08:38 Ish-portieri i Real Madridit, Kiko Casilla, gaboi rëndë mbrëmjen e sotme në ndeshjen e kategorisë së dytë të futbollit anglez Championship midis Leedsit dhe Brentfordit. 33-vjeçari nuk arriti të kontrollonte topin e ardhur nga shoku i skuadrës brenda zonës së tij duke rrëshkitur dhe kundërshtari e shfrytëzoi këtë situatë duke kaluar në avantazh. Megjithëse ka fituar tre herë Champions Leaguen dhe një herë kampionatin me Realin, Casilla nuk ka dhënë më të mirën te Leedsi. Ai ka regjistruar një seri gabimesh gjatë këtij sezoni. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.