Gafa e Biden: Votuesit me ngjyrë që pretendojnë të votojnë Trumpin “nuk janë të zinj” NULL NULL 23.05.2020 08:46 23.05.2020 08:46 Kandidati demokrat për president të SHBA-së, Joe Biden, po përballet me pasojat e deklaratës së tij që tha për afro-amerikanët se “nuk janë të zinj” nëse ata edhe sikur vetëm e vënë në konsideratë votën për presidentin Donald Trump para tij. Biden e bëri këtë gafë në një intervistë të premten me moderatorin e famshëm, Charlamagne Tha God, nikoqirin e emisionit që po ashtu është me ngjyrë, në lidhje me afrimin e tij me votuesit afro-amerikanë, njofton Klan Kosova. Biden më vonë u pendua për komentin “arrogant”. Votuesit me ngjyrë kanë qenë kyçë në kandidaturën e Biden. Çfarë tha saktësisht Biden? Gjatë intervistës 18 minutëshe, 77 vjeçari, vuri theksin te lidhjet e tij të gjata me këtë komunitet, duke përmendur fitoren e tij të madhe këtë vit në filloren presidenciale të Karolinës së Jugut, një shtet ku elektorati demokratik është më shumë se 60 për qind afrikano-amerikan. “Unë fitova çdo qark. Mora numrin e votave më të madh që çdokush kishte, përfshirë edhe Barack”, tha ai për Barack Obaman, presidenti i parë afro-amerikan, që zgjodhi Biden si partnerin e garës. Biden gjithashtu “garantoi” që disa gra me ngjyrë janë duke u konsideruar të shërbejnë si nënkryetare të tij. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.