Gabon Oscar (VIDEO) - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gabon Oscar (VIDEO)

NULL NULL
27/02/2017

Moonlight e ka fituar çmimin Oscar për filmin më të mirë, mirëpo vetëm pasi Faye Dunaway e dha lajmin se ka fituar filmi La La Land.

Bashkë-prezentuesi i Dunaway, Warren Beatty, ka thënë se në zarfin që kishte marrë shkruhej Ema Stone, La La Land.

Në anën tjetër, ekipi i filmit La La Land ishin në mes të fjalimit të pranimit të çmimit ku u kuptua gabimi.

La La Land ka fituar gjashtë cmime Oscar, përfshirë cmimin për aktoren më të mirë në rol kryesor të cilin e mori Emma Stone.

Damien Chazelle, regjisori i La La Land është bërë film-bërësi më i ri që ka fituar një çmim Oscar në moshën 32 vjeçare.