Lajmet e fundit

Shqipëria pësoi humbje 2-1 ndaj Finlandës në Grupin C1, në një ndeshje që ndryshoi kahje pas vetëm 22 minutash lojë.
Kuqezinjtë e nisën shumë mirë takimin dhe kaluan në epërsi me golin e Rey Manajt. Por një gabim i madh i Etrit Berishës bëri që portieri shqiptar të ndëshkohej me karton të kuq, duke e lënë Shqipërinë me 10 lojtarë.
Finlanda e shfrytëzoi menjëherë epërsinë numerike dhe vetëm dy minuta më vonë Leo Walta barazoi rezultatin. Pavarësisht inferioritetit numerik, Shqipëria pati mundësi të tjera për të shënuar, me Stavro Pilo dhe Mirlind Daku, por finalizimi mungoi.
Në fund, Walta realizoi edhe golin e dytë personal, duke i dhënë Finlandës fitoren 2-1.
Pas kësaj humbjeje, Finlanda kryeson Grupin C1 me 7 pikë, ndërsa Shqipëria mbetet e dyta me 6 pikë.
Më 6 tetor, Shqipëria pret San Marinon, ndërsa Finlanda udhëton në transfertë te Bjellorusia.