18:30, 23 Prill 2019

Për shumë gra veshjet me ngjyrë të zezë janë të preferuarat e tyre, për shkak të elegancës dhe thjeshtësisë.

Sigurisht se keni veshur shpesh fustane ngjyrë të zezë, por a keni menduar ndonjëherë për gabimet që mund t’i bëni kur veshni fustan apo rroba tjera të zeza?

Nëse vishni fustan të zi sado të thjesht përsëri keni nevojë për aksesorë, por nëse nuk i keni ne qejf investoni në taka të larta ose këpucë elegante, transmeton Klan Kosova.

Pos kësaj mund të përdorni ndonjë shall elegant, perla ose vathë klasik me gurë.

Çka nuk duhet të bëni
Nuk mund të vishen më shumë se dy elementë me ngjyrë të zezë në një veshje.

Shembull: Nëse këpucët janë në sinkron ngjyrash me fustanin, atëherë çanta duhet të ketë tjerr ngjyrë. Pra, këpucë dhe fustan i zi, çantë e kuqe, vjollcë, e kaltër apo çfarëdo ngjyre tjetër që ju shkon. Evitoni getat ose çorapet e trasha e zgjidhni ato të holla me efekt “mishi”. Gjatësia e duhur për fustanin e zi është deri tek gjuri, ose disa centimetra më sipër.

Këshilla
Për të evidentuar gjoksin është mirë të zgjidhet një fustan i zi me prerje V në dekolte. E kundërta për ato femra që duan të modelojnë dekoltenë e tyre, të cilat duhet të zgjedhin prerje në formë varke.

Të pasmet rimodelohen me një fustan të zi i cili ka prerje të siluetës klasike A, ndërsa barku mund të fshihet me prerjen mbi mes. Vithet tejet të gjera fshihen me një fustan që në fund ka prerje asimetrike!

Konkurs Pune

Lexo më shumë