Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Gabimet që ju plakin më shpejt – çfarë duhet të shmangni?

NULL NULL
14.02.2020 11:00

Plakja është një proces natyral të cilin njeriu nuk e eviton dot.

Megjithatë, njeriu dhe zgjedhjet e tij mund të ndikojnë në mënyrën e plakjes.

Ushqyerja e keqe, duhanpirja, ekspozimi në diell dhe aktiviteti fizik luajnë një rol të rëndësishëm në jetëgjatësinë e njeriut, shkëlqimin e fytyrës së tij, plakjen e shëndetshme dhe funksionet e trurit.

Janë pikërisht zgjedhjet që bëjmë çdo ditë që mund të çojnë në degradimin e trurit.

Sipas studimeve konfirmohet se të qenit mbipeshë ose obezë mund ta plakë trurin me të paktën 10 vjet. Prandaj, nëse dëshironi të jetoni gjatë dhe të plakeni shëndetshëm kini kujdes nga këto gabime që mund të jeni duke bërë aktualisht.

Ngrënia e mishit

Studimet kanë zbuluar një lidhje të fortë mes ngrënies së mishit dhe vdekjes së parakohshme.

Ndërkohë, njerëzit që hanë më shumë fruta dhe perime kanë 15 për qind më pak gjasa të vdesin para kohe.

Njerëzit që hanë mish janë më pak të prirur të hanë fruta dhe perime. Rrjedhimisht, ata marrin më pak antioksidantë dhe ushqyes të vlefshëm.

Jeta pasive

Të qëndruarit ulur për disa orë është shumë e rrezikshme. Të ulurit për të paktën 8 orë në ditë rrit rrezikun e vdekjes së parakohshme me 60 për qind.

Ecja me një shpejtësi mesatare për të paktën një orë ul rrezikun e vdekjes së parakohshme me 40 për qind.

Ëmbëlsirat dhe pijet e gazuara

Pijet e gazuara dhe ëmbëlsirat shkatërrojnë proteina të rëndësishme që janë përgjegjëse për paraqitjen rinore të lëkurës.

Sheqernat nxisin inflamacionin që është vatra e shumë sëmundjeve të rrezikshme.

Çaji i gjelbër

Çaji i gjelbër është i dobishëm në shkrirjen e yndyrnave të akumuluara dhe në përmirësimin e funksionit të mëlçisë.

Pirja e rregullt e këtij çaji ndihmon në shmangien e vdekjes së parakohshme, ishemisë dhe sklerozës.

Drithërat e bardha

Të gjitha drithërat me ngjyrë të bardhë nuk janë të pasura me fibra dhe ushqyesë, dhe në thelb janë një version ndryshe i sheqerit.

Orizi i bardhë, buka e bardhë, makaronat, picat dhe ushqime të ngjashme prishin ekuilibrat e baktereve në stomak.

Për një jetë më të gjatë duhet të zgjidhni drithëra me ngjyrën dhe përmbajtjen e tyre të plotë dhe natyrale.

Gjumi

Gjumi është një përbërës kritik i të gjithë rimëkëmbjes së organizmit.

Mungesa e tij shkakton mbipeshë, depresion, diabet të tipit 2, tension të lartë të gjakut dhe sëmundje të zemrës.

Shumë pak peshk

Peshku është ushqim i domosdoshëm për jetëgjatësinë, pasi është i pasur me acide yndyrore Omega-3 që luftojnë inflamacionin dhe mbrojnë trurin.

Gabimi i mosngrënies peshk rregullisht dy herë në javë u kushton disa vite jetë.

Stresi, alkooli dhe kafeja

Stresi rrit nivelet e kortizolit që ngadalëson metabolizmin dhe nxit rritjen në peshë.

Kafeja nga ana tjetër ndërhyn jo vetëm në cilësinë e gjumit, por edhe në kohëzgjatjen e tij.

Pirja e tepërt e alkoolit dhe e pijeve të tjera të gazuara dëmton qelizat dhe zhbën punën e antioksidantëve.

Yndyrnat dhe ushqimet e skuqura

Yndyrnat trans që gjenden tek margarina dhe produktet e skuqura e dehidrojnë lëkurën duke nxitur shfaqjen e rrudhave.

Inflamacioni që shkaktojnë këto yndyrna nxit shfaqjen e sëmundjeve koronare dhe diabetit.

Ushqimet e skuqura nga ana tjetër nxisin praninë e radikaleve të lira në organizën. Këto organizma janë fajtorë për plakjen jo të shëndetshme.

Ekspozimi në diell

Ekspozimi i tepërt dhe i pambrojtur në diell nxit jo vetëm rrudhat, por shkakton dëme të konsiderueshme në lëkurë dhe në paraqitjen tuaj.

Këshillohet të konsumoni sa më shumë fruta dhe perime të stinës për të përfituar maksimalsisht nga vlerat e tyre ushqyese dhe për të qëndruar të shëndetshëm gjithashtu./AgroWeb.org

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.