G-Eazy në zi për humbjen e nënës së tij

G-Eazy në zi për humbjen e nënës së tij

NULL NULL
2 weeks më parë

Të mërkurën, reperi i njohur amerikan G-Eazy, postoi një koleksion fotografish nga nëna e tij e ndjerë, artistja Suzanne Olmsted, së bashku me një homazh emocionues: “Për mbretëreshën time, heroin tim, gjithçka e imja… mamanë time”.

Duke thënë se ai ishte në “shok”, G-Eazy shpjegoi se lotët e tij nuk ndalen që kur mësoi se nëna e tij vdiq. Ndërkaq nuk bëri të ditur se kur dhe si ndërroi jetë ajo.

“Më dhembin sytë, më dhemb fytyra, më dhemb trupi, kudo më dhemb. Nuk ka vend të sigurt për t’u fshehur dhe nuk ka asnjë mënyrë për t’u shtrirë, ulur ose qendruar në këmbë. Dhimbja është e madhe”, ka shkruar reperi në Instagram.

Megjithatë, pavarësisht pikëllimit të tij, ai tha se duke ditur se mamaja e tij nuk kishte më asnjë dhimbje i solli atij një ndjenjë paqeje.

Duke e përkufizuar nënën e tij si “super-njeri”, G-Eazy tha se ai filloi të respektonte dhe admironte forcën dhe këmbënguljen e saj ndërsa gradualisht mësoi më shumë për të gjatë gjithë jetës së tij.

“Ajo që ke kaluar, dhimbja që ke përballuar dhe fatkeqësia e pamundur që ke përballuar do të qëndrojnë me mua përgjithmonë, të ngulitur thellë në fijet e identitetit dhe qenies sime. Ti do të jesh gjithmonë frymëzimi im më i madh”, ka thënë G-Eazy.

“Aq thellësisht që isha i shqetësuar për ty dhe shëndetin tënd fizik, nuk e kuptova sa i shqetësuar ishe për mua derisa më dërgove letrën më të vështirë që më është dashur të lexoj ndonjëherë. Të shkoja në trajtim për alkoolin dhe drogën ishte vendimi im, por letra jote ishte ajo që më bindi në fund”, ka shtuar ai.

Në vitin 2018, artisti u dënua me dy vjet provë pasi u dënua për sulm, posedim droge dhe rezistencë ndaj arrestimit në Suedi. Ai u deklarua fajtor dhe kërkoi falje për incidentin.