Lajmet e fundit

Në mesin e shumë qytetarëve që morën pjesë në protestat për vrasjen e Arlinda Zekajt, kishte edhe figura të njohura publike, të cilat ngritën zërin kundër dhunës ndaj grave dhe kërkuan drejtësi.
Në mesin e tyre ishte edhe regjisorja Arlinda, tashmë banore e BBVK5, e cila protestoi një natë para se të bëhej pjesë e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.
“Janë tu u vra gratë çdo ditë dhe kurrfarë mase nuk po merret. Nuk e di qysh po mundemi me jetu në Kosovë”, u shpreh ajo për PRIVE të Klan Kosovës.
Edhe Edita Abazi, Vullnet Krasniqi dhe figura të tjera publike ndanë qëndrimet dhe mesazhet e tyre për PRIVE, duke kërkuar më shumë siguri dhe mbrojtje për gratë.