Futsall: Kosova mposhtet në minutat e fundit nga Holanda - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Futsall: Kosova mposhtet në minutat e fundit nga Holanda

NULL NULL
18/09/2022

Kosova është mposhtur në minutat e fundit nga Holanda në futsall.

“Dardanët” u mundën nga “Tulipanët” me rezultat 2:1 në Rotterdam.

Ekipi i drejtuar nga Arben Simitçiu, zhvilloi një lojë fantastike duke arritur që pjesa e parë e ndeshjes të mbyllet pa gola.

Njëjtë filloi edhe pjesa e dytë, por në minutat e fundit Kosova pësoi dy herë.

Krejt ajo çka arriti të bëjnë kosovarët ishte ngushtimi i epërsisë në 2:1.

Kosova luajti kundër Holandës për kualifkimin e Kampionatit Botëror në futsall 2024.

Ndeshja e dytë do të jetë kundër Ukrainës.