Futja e gishtave në hundë, ngacmimi i saj, me t’vërtetë e dëmshme (VIDEO) NULL NULL 15.05.2017 09:03 15.05.2017 09:03 Shumë raportime kanë treguar se të ngacmosh sekrecionet e hundës është e shëndetshme. Por, sipas shkencëtarëve një gjë e tillë po del të jetë jo ashtu sic është paraparë, përcjellë Klan Kosova. Të ngacmosh hundën, me të vërtetë është jo e shëndetshme dhe duke futur gishtat në hundë mund të dëmtoni veten tuaj.Sipas doktor Erich Voight, kjo nuk është thjesht një sjellje e pahijshme por gjithashtu edhe një rrezik, pasi mund të ngacmohet keq një embrion dhe mund të shkaktohet gjakderdhje. Doktor Voigt gjithashtu ka vënë pah se kjo dukuri rrezikon shumë edhe fëmijët, pasi që në fëmijëri ata kanë rrjedhje gjaku nga hundët, dhe kjo vjen si pasojë e futjes së gishtave në hundë, ku ngacmohet brendësia e saj. Furnizimi i hundës me gjak është shumë i fuqishëm, pasi brenda ka pesë arterie. Kur të ngacmohet ndonjëra prej këtyre arterieve, atëherë pason edhe gjakderdhja nga hunda, një arsye pse fëmijët kanë më shumë gjakderdhje nga hunda sesa të rriturit, përcjellë Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.