Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Futbollistja Elezaj: Besoj fuqishëm se Shqipëria do të fitojë

NULL NULL
24.06.2024 14:53
Futbollistja Idrizaj: Besoj fuqishëm se Shqipëria do të fitojë

Futbollistja Endrina Elezaj, u shpreh tejet optimiste se kombëtarja e Shqipërisë do të fitojë sonte kundër Spanjës.

Ajo në emisionin Kosova Today në Klan Kosova tha se “beson fuqishëm që Shqipëria ka potencial”.

“Unë mendoj edhe besoj fuqishëm që Shqipëria ka potencial, por e kemi parasysh që Spanja është fuqi. Mendoj që i kemi qëllimet e qarta, na duhet fitorja kundër Spanjës. Në rast se nuk kemi fitore, na nevojiten edhe rezultatet e katër ekipeve të tjera për të bërë matemtika por është pak e vështirë”, tha ajo në Klan Kosova.

“Kështu që sonte na nevojitet fitorja dhe besoj fuqishëm se do të fitojë”, u shpreh ajo.

Skuadra e Sylvinhos sonte do ta zhvillojë ndeshjen vendimtare në “EURO 2024” kundër spanjollëve.

Loja nis prej orës 21:00 dhe luhet në stadiumin e qytetit në Dusseldorf.

Shqipërisë, vetëm fitorja do ta afronte drejt fazës së eliminimit direkt.

Kjo ndeshje do të transmetohet eksluzivisht në Klan Kosova dhe Artmotion.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.