Futbollisti shqiptar shënon në fitoren e Beshiktashit NULL NULL 06.11.2024 18:32 06.11.2024 18:32 Futbollisti shqiptar Ernest Muçi, ka shënuar në fitoren e sontme të Beshiktashit në Europa League kundër Malmos. Muçi e shënoi golin e epërsisë për skuadrën turke në minutin e 76-të. Ernest Muçi’nin harika golü. Beşiktaş – Malmö#BJKvMFF pic.twitter.com/hJKkq3ikid — Sports Uptade (@sportsuptade) November 6, 2024 Skuadra e Giovanni van Bronckhorst, i mposhti suedezët me rezultat 2:1. Golin e fitorës për Beshiktashin e shënoi Semih Kiliçsoy, në minutin e 85-të, derisa krejt çka mundën të bënin mysafirët ishte një gol përmes Soren Rieks, gati në fundin e takimit. Fitoren e shijoi edhe Milot Rashica, i cili hyri në lojë në minutin e 72-të në vend të Cher Ndour. Beshiktash tani gjendet në vendin e 14 me tetë pikë, me dy fitore dhe dy barazime./ Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.