Futbollisti serb i Realit rrezikon tre vjet burgim NULL NULL 16.04.2020 22:51 16.04.2020 22:51 Luka Joviç ishte një nga futbollistët më të përfolur në muajin e kaluar, kjo për shkak të problemeve që kishte me shtetin e tij. Gjatë kohës kur Koronavirusi kishte shpërthyer në Spanjë, sulmuesi i Real Madridit u largua dhe shkoi në vendlindjen e tij në Serbi. Megjithatë Joviç hasi probleme të shumta, teksa i ndalua dhe kishte thyer karantinën. Masat në Serbi janë të ashpra dhe sulmuesi tashmë rrezikon shumë. Dënimet që mund të marrë Joviq tani, fillojnë nga 1 mijë e 275 euro gjobë deri në tre vite burg. Gjithsesi mundësitë e mëdha janë që lojtari të dënohet me gjobë, ashtu siç ndodh shpesh me sportistët e mëdhenj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.