Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Futbollisti i Hungarisë pëson lëndim të rëndë pas përplasjes

NULL NULL
23.06.2024 23:08

Një ngjarje goxha e rëndë ka ndodhur sonte gjatë ndeshjes Skoci – Hungari.

Futbollisti hungarez, Barnabas Varga, pësoi një lëndim të rëndë pasi u përplas në zonën kundërshtare.

Pas përplasjes së tmerrshme, u dashtë ndërhyrja e shpejt e mjekëve për ta shpëtuar jetën e futbollistit.

Loja u ndal në minutën e 70-të për disa minuta.

Ende nuk dihet se cila është gjendja shëndetësore.

Hungaria e fitoi në fund sfidën me Skocinë, me golin e Kevin Csoboth.

Ai shënoi në minutin e 101-të, duke ia dhënë Hungarisë tre pikët e para në “EURO 2024”.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.