Futbollisti i “Ballkanit”: Sot Modriq e bëri diferencën si një kapiten i vërtetë NULL NULL 23.06.2021 00:55 23.06.2021 00:55 Futbollisti i “Ballkanit” Arbër Prekazi, në emisionin “Evropiani Special” në Klan Kosova, ka komentuar rreth ndeshjes së Kroacisë kundër Skocisë dhe paraqitjen e Luka Modriqit në këtë ndeshje. Prekazi e ka cilësuar Modriqin si një kapiten të vërtetë, duke shtuar se ndërrimi i pozicionit ka ndikuar shumë në paraqitjen e tij. “Sot ishte edhe një ndërrim i pozicionit të Modriqit, ishte lojtar pak më i lirë. Ndoshta atë ndërrimin e sulmuesit e ka bërë për shkak se edhe ata lojtarë që kanë luajtur janë shpenzuar. Sot Modriq e bëri diferencën si një kapiten i vërtetë – e mori skuadrën përpara edhe e kualifikoi në raundin tjetër”. Ai po ashtu e cilësoi Skocinë si të lodhur fizikisht nga mbi motivimi. “Megjithëse e patën përballë një Skoci e cila nga mbi motivimi nga ndeshjet e kaluara e ka dhënë 100 përqindëshin”, tha Prekazi. Kroacia mposhti të martën Skocinë me rezultat 3:1. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.