Futbollisti armen lë futbollin, i bashkohet luftës kundër Azerbajxhanit NULL NULL 30.09.2020 11:20 30.09.2020 11:20 Lufta e nisur pak ditë më parë në mes të Armenisë dhe Azerbajxhanit, ka bërë që të preket edhe sporti numër një në botë, futbolli. Është futbollisti i Kombëtares së Armenisë, Varazdat Haroyan, ai që tashmë është mobilizuar për shkak të përkeqësimit të konfliktit të armatosur midis vendit të tij dhe Azerbajxhanit, transmeton Klan Kosova. Menaxheri i lojtarit ka njoftuar klubin e ardhshëm të futbollistit, Larissa, se klienti i tij do të shtyjë nënshkrimin e kontratës pasi është në gjendje gatishmërie. “Ishte mobilizuar si të gjithë qytetarët armenë nën 40 vjeç, dhe ai tashmë është në zonën e luftës”, ka thënë menaxheri i lojtarit, Alexis Kouyias, raporton Archyde. Futbollisti në tre vjetët e fundit ishte pjesë e ekipit rus, FC Ural. Haroyan ka zhvilluar mbi 50 ndeshje në Kombëtares e Azerbajxhanit, ku numëron edhe dy gola të shënuar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.