Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Futbollistët e Chelseat shkaktojnë tollovi në fushë, 3 futbollistë donin ta ekzekutonin një penallti

NULL NULL
15.04.2024 23:04

Futbollistët e klubit të Chelseat ishin duke triumfuar me rezultat të thellë ndaj Evertonit, por kjo nuk ndikoi që të zgjedhej lehtë se kush do ta gjuante penalltinë.

Fillimisht, Cole Palmer u rrëzua në zonë, e më pas edhe Noni Madueke, ndërsa gjyqtari akordoi penallti për Chelsean.

Por, më pas filloi tollovia nga Madueke, Palmer dhe Nicolas Jackson, me treshen që kërkonin topin për ta ekzekutuar penalltinë.

Aty ndërhyri kapiteni Conor Gallagher, që mori topin në duar, ndërsa më pas e kaloi te Palmer, që realizoi për 5-0.

Ekipi i Chelseat triumfoi me rezultat 6-0 ndaj Evertonit.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.