Futboll sa të duash, befasitë vazhdojnë me Superligën NULL NULL 24.10.2021 09:27 24.10.2021 09:27 ???????????????????????????????????? Xhiroja e 11-të në Superligën e Kosovës në futboll do të përmbyllet sot me dy ndeshje mjaft interesante. Nga ora 13:00, Drenica e pret Dukagjinin. Ekipi nga Skenderaj synon fitore për të mbajtur hapin me skuadrat e tjera që po luftojnë për titull. Në anën tjetër, skuadra nga Klina i kërkon tri pikët për t’iu larguar tri vendeve të fundit në tabelë. Një ndeshje e zjarrtë do të luhet në Suharekë, atje ku Ballkani do të jetë nikoqir i kampiones aktuale, Prishtinës. Në rast të fitores Ballkani do të rikthehej në krye të renditjes tabelare. E Prishtina me tri pikë nga ky takim do të hynte seriozisht në garë për titull. Ndeshja mes Ballkanit dhe Prishtinës fillon nga ora 13:30. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 23 orë më parë