11:00, 24 Maj 2019

Nusja nuk duhet të mundohet shumë që të jetë vajza më e bukur në sallë: një fustan i mrekullueshëm, një buzëqeshje plot jetë dhe mashkulli i ëndrrave të saj përkrah saj do ta bëjnë gjithë punën.

Ndonëse ajo e ka gjetur dashurinë e jetës së saj, zgjedhja e fustanit ideal për ditën më të rëndësishme mund të jetë shumë e vështirë.

Por, sa kohë mund të duhet për ta zgjedhur fustanin që gjithmonë e ke ëndërruar? Të gjitha nuset e dinë përgjigjen: pafund.

Megjithatë, mos u shqetësoni. Ne do t’iu kursejmë kohën duke ju ofruar shumë zgjidhje interesante për fustanin tuaj të dasmës.

Ne e dimë se sa e rëndësishme është kjo ditë për secilën vajzë prandaj po ju sjellim disa ide për fustanet që do t’iu bëjnë të dukeni dhe ndiheni si princeshat e përrallave.

Konkurs Pune

Lexo më shumë