Fushë Krujë, plagoset një 31-vjeçar NULL NULL 09.08.2015 12:41 09.08.2015 12:41 Një person i identifikuar me inicialet G.M., 31 vjeç, ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë zjarri të kryer ndaj tij në orët e para të mëngjesit të së dielës në Fushë Krujë. Edhe pse jashtë rrezikut për jetën, ai u transportua fillimisht drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore të specializuar. Ndërkohë, forcat e policisë kanë mundur të arrestojnë një person si të dyshuar për këtë ngjarje, Skerdilajd Mirin, si dhe kanë shpallur në kërkim dy të tjerë. Ende nuk dihet implikimi i këtyre personave në atentatin me pasojë plagosjen e 31-vjeçarit. Policia nisi hetimet dhe pas këtij arrestimi pret të zbardhë shkaqet e këtij krimi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.