Fushë-Krujë: Humb jetën 73-vjeçari, një makinë e përplasi për vdekje NULL NULL 25.05.2020 10:40 25.05.2020 10:40 Një aksident fatal ka ndodhur sot rreth orës 09:55, në Fushë Krujë në Shqipëri. Mjeti tip “Fiat” me drejtuese shtetasen N.G.,33 vjeçe, ka aksidentuar shtetasin N.N., 73 vjeç, banues në Fushë Krujë,i cili po lëvizte me biçikletë, e për pasojë shtetasi N.N ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e aksidentit. Drejtuesja e automjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme./tch *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Moderatori, Kurtit: Duket që nuk e ke problem nëse po e hidhëron dikë - Kurti: Kritika është e shëndetshme 19/03/2024