Fushë Krujë, dy shpërthime me eksploziv - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fushë Krujë, dy shpërthime me eksploziv

NULL NULL
15/10/2015

Dy shpërthime me eksploziv u shënuan në Fushë Krujë gjatë natës. Në rastin e parë, një shpërthim u regjistrua në një dyqan në zonën e Niklës, në pronësi të G.M, 50 vjeç.

Për fat nuk ka pasur viktima, por vetëm dëme materiale. Ndërkohë më herët një shtyllë e tensionit të lartë është tentuar të hidhet në erë me lëndë shpërthyese.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Arameras të Fushë Krujës rreth orës 22:00. Sipas policisë fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz, por vetëm materiale.

Lënda plasëse ishte vendosur në këmbët e shtyllës së tensionit të lartë dhe nga shpërthimi shtylla nuk është rrëzuar. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin e autorëve./Mapo