Fushë Kosovë, një grua gjendet pa shenja jete NULL NULL 21.03.2019 20:54 21.03.2019 20:54 Në Fushë Kosovë raportohet se është gjetur pa shenja jete një grua në banesën e saj,njofton Klan Kosova. Këtë për klankosova.tv e bëri të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse e Drejtorisë së Policisë në Prishtinë, e cila tha se në stacionin policor të Fushë Kosovës, sot rreth orës 19:00 është raportuar një rast vdekje e dyshimtë. “Viktima e këtij rasti është një femër M. B, 48 vjeçare, e cila është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në rrugën “Kuvendi i Lezhës” në Fushë Kosovë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”. “Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërkohë që hetuesit policor në koordinim me Prokurorinë përkatëse janë duke punuar për sqarimin e rrethanave të këtij rasti”, ka thënë Ahmeti për klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Crosetto pas takimit me Maqedoncin: Do të bashkëpunojmë me FSK-në për të mbështetur sigurinë në rajon 2 orë më parë
Kosova Maqedonci informoi homologun italian për mbështetjen që Kosova po i ofron Ukrainës 2 orë më parë
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 3 orë më parë