Fushë Kosovë, arrestohet një person për pesë vepra penale NULL NULL 23.05.2023 14:55 23.05.2023 14:55 Një i dyshuar është arrestuar në Fushë Kosovë pasi dyshohet për disa vepra penale. D.K. dyshohet për kanosje me armë të raportuar me 15 maj 2023, dhe i njëjti pas verifikimit, në të dhënat e policisë ka rezultuar se ishte i kërkuar për së paku pesë raste të tjera( vrasje në tentativë, lëndim trupor, kanosje, posedim i narkotikëve) si dhe tri urdhëresa aktive nga gjykata. Personit të dyshuar, policia i ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri, nëntë fishekë dhe sasi të substancës narkotike. Personi i dyshuar me vendim prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij është iniciuar procedurë për rastet në të cilat dyshohet të jetë i përfshirë./Klankosova.tv
Kosova Presidenca del me sqarim: Valdrin Sahitit nuk iu dha pasaporta diplomatike nga presidentja Vjosa Osmani 16/04/2023
Kosova Mbi 150 mijë lëndë në sirtarët e gjykatave, avokatët e shohin problem kthimin e rasteve në rigjykim 16/04/2023