Fushë Kosova, Zona Industriale dhe Kalabria sot pa ujë NULL NULL 16.06.2019 08:11 16.06.2019 08:11 Fushë Kosova, lagjja Kalabria dhe Zona Industriale nuk do të kenë furnizim me ujë nga sistemi i rezervuarit në Shkabaj, kështu ka njoftuar Kompania Rajonale Ujësjellësi Prishtina. Ndërprerja e ujit do të bëhet nga ora 07:00 deri në ora 21:00, pasi në këtë kohë do të ndodhin punime teknike në realizimin e kyçjes – degëzimit për linjën e re OD 630 mm ne drejtim të Fushe Kosovës. “Pas përfundimit të kësaj kyçjeje mbetet të bëhet edhe dezinfektimi final i linjës, realizimi i zoonimeve finale në qytet dhe në bazë të planifikimeve shpresojmë që Fushë Kosova të filloj të furnizohet normalisht me ujë nga FPU Shkabaj nga data 18.06.2019. Kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët e kësaj zone dhe zonave tjera, pastaj kursim të ujit te pijes në këto kohë me temperatura të larta, me qëllim që të kenë mundësi, qasje e furnizim të gjithë qytetarët pa dallim”, thuhet në njoftim. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 12 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 12 orë më parë