Lajmet e fundit

Kuvendi ndryshoi pamje në hapjen e “Tetorit Rozë”, muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit.
Kryetarja e legjislativit, Albulena Haxhiu, kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, përcollën mesazhe për mbështetjen e grave të prekura.
Gjatë gjithë tetorit, në të gjitha komunat e Kosovës do të ofrohen kontrolle mamografike falas, ndërsa pacientet kërkuan më shumë investime.