Fushata e kryedemokratit: Berisha kthehet në Krujë, për vota (VIDEO) NULL NULL 18.04.2025 20:37 18.04.2025 20:37 Sali Berisha iu ngjit të premten kështjellës së Skënderbeut. Në xhiron e pazarit të Krujës, doktori u prit nga krutanët, të cilët siç thotë ai, të japin ujë në bisht të lugës. Dy krutanë e vlerësuan doktorin, por ndaheshin te çështja e moshës: ta quanin të ri apo të vjetër, raporton Klan Kosova. Krutanët që njihen se të fusin në mes, pa e marrë vesh, e veshën Berishën me jelek dhe qeleshe. Një krutan tjetër vendosi të mos i japë ujë me bisht të lugës, por e kritikoi hapur me një kovë me ujë të ftohtë faktesh dhe argumentesh. Nga argumenti i ujit që nuk doli shumë popullor, doktori kaloi te buka. Ai dha një shpjegim shumë të thjeshtë, pse buka shqiptarëve u kushton më shumë se evropianëve. Berisha nuk sqaroi se si do t’i kthente paratë njerëzve, ashtu siç premtoi e gënjeu Fatos Nano me paratë e piramidave në 1997, por nxitoi t’u premtonte qytetarëve programin e tij, ku ndonjëherë ngatërrohej vetë pa dashje, e ndonjëherë e ngatërronin krutanët vetë. Por rrugëve të Krujës, Sali Berisha u përball edhe me karmën e qeverisjes së tij. Një qytetar i tha doktorit se fabrika e çimentos, të cilën e ka inauguruar Berisha si kryeministër, sjell kancer./Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Insistimi për votimin “tinëzar”, Kajtazi: Kurti i do votat e Listës Serbe për Haxhiun (VIDEO) 30/06/2025
Kosova “Uniforma të grisura, antiplumba të huazuar – Policia e Kosovës në krizë logjistike” (VIDEO) 30/06/2025