Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Furnizimi me rrymë, pak prodhim e shumë import (VIDEO)

NULL NULL
22.06.2025 20:36

Kërkesa për furnizim me energji elektrike në Kosovë, përafërsisht në 18 orë, të dielën ishte për 12.600 Megawat. Por, në Kosovë për kaq kohë u prodhua veç 2016 megawat.

Gjendje kolapsi energjetik po paralajmërojnë ekspertët e fushës. Haxhimusa, i cili është profesor në Universitetin e Shkencave të Aplikuar në Grizon të Zvicrës pohoi se edhe importi nga jashtë do të kushtojë disa herë më shumë se prodhimi vendor.

Miliona euro do të derdhen edhe për koston e përgjithshme. E rënia e paplanifikuar e blloqeve, del se ka një zgjidhje të përkohshme.

Haxhimusa insiston se tani duhet të lidhen kontrata me Greqinë, Turqinë e Bullgarinë për të rezervuar rrymën kur u duhet. A4 është në remont nga muaji maj, teksa A5 është ndalur si pasojë e humbjeve të ujit në kaldajë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.