Furia e Kuqe “e merr me vete” Kroacinë NULL NULL 15.06.2024 20:00 15.06.2024 20:00 Spanja ka shënuar fitore ndaj Kroacisë, me rezultat 3-0, në kuadër të Euro 2024. Serinë e golave e nisi Alvaro Morata, në minutën e 29’, pas u asistua nga Fabian Ruiz. Ky i fundit tre minuta më vonë e dyfishoi epërsinë e spanjollëve. Ndërsa për golin e tretë u përkujdes Dani Carvajal, në minutën e 47’. Me këtë rezultat u krye pjesa e parë. Pjesa e dytë nuk kishte ndryshim të rezultatit dhe në fund takimi u mbyll 3-0. Spanja në ndeshjen e dytë do të ketë punë me Italinë, teksa Kroacia me Shqipërinë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.