Fuqizimi i bashkëpunimit për librin në mes të Kosovës dhe Amerikës NULL NULL 13.04.2018 15:51 13.04.2018 15:51 Në kuadër të “Javës së Bibliotekës në Kosovë”, zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti, ka pritur sot në takim Dr. Robert D. Montoya, Profesor asistent në Universitetin Indiana dhe zëvendësdrejtoreshën e sektorit për marrëdhënie me publikun në Ambasadën Amerikane në Prishtinë, Erin Molnar Mains. Në këtë takim Hoti, fillimisht i njoftoi mysafirët për gjendjen e bibliotekave në Kosovë. Hoti i falënderoi mysafirët për përkrahjen dhe kontributin e dhënë për bibliotekat e Kosovës, veçanërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës që nëpërmjet ambasadës së tyre në Kosovë, kanë realizuar projekte të shumta përmes të cilave është arritur që bibliotekat e Kosovës të pasurohen me literaturë në gjuhën angleze dhe për përkrahjen financiare për Bibliotekat e Kosovës. Zëvendësministri i Kulturës kërkoi që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe më tutje duke kërkuar veçanërisht që financimi me libra në gjuhën angleze të bëhet edhe nëpër zona rurale. Në anën tjetër profesori nga Universiteti Indiana, Robert D. Montoya, tha se ai po qëndron në Kosovë për të përkrahur aktivitetet e Javës së Bibliotekës. Po ashtu ai shprehi gatishmërinë për të bashkëpunuar me Ministrinë e Kulturës dhe kësisoj të shikohet mundësia se si Ministria mundet t’i përkrahë Bibliotekat Kombëtare, në mënyrë që ato të realizojnë detyrat e përcaktuara me Ligjin për Bibliotekat, me theks të veçantë aftësimin dhe trajnimin e bibliotekarëve në nivel vendi. Montoya dhe Mains thanë se do të ishte me interes zhvillimi i një plani kombëtarë afatgjatë dhe i qëndrueshëm për aftësimin e bibliotekarëve, përmes të cilit do të certifikoheshin të gjithë ata që do të donin të punonin nëpër bibliotekat e Kosovës. Ata theksuan se kjo çështje bëhet edhe më e rëndësishme duke e pasur parasysh se bibliotekarët në Kosovë nuk kanë ndonjë mundësi për shkollimin në fushën e bibliotekarisë në vend, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 48 minuta më parë
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 2 orë më parë