“Fundi do të vijë, nuk është i përjetshëm”: Guardiola deklarohet pas humbjes së katërt rradhazi të Cityt NULL NULL 09.11.2024 23:54 09.11.2024 23:54 Pep Guardiola Pep Guardiola thotë se periudha e dominimit të Man City “do të përfundojë” në një moment, pasi skuadra e tij u mund për ndeshjen e katërt radhazi. City pësoi humbjen e katërt radhazi për herë të parë që kur Guardiola erdhi në detyrë, duke rënë 2-1 ndaj Brighton. “Kjo është ajo që njerëzit duan, që ne të kemi përfunduar”, tha ai. “Kemi fituar shumë, ka ndodhur”. “Fundi do të vijë, nuk është i përjetshëm. Në 55 vitet e ardhshme, City nuk do të fitojë çdo sezon të Premier League, nuk do të ndodhë”. “Në këtë biznes ju duhet të fitoni ndeshje dhe tani ne nuk po fitojmë ndeshje, veçanërisht në Premier League tani. Do të na ndihmojë të jemi më të fokusuar. Ajo që do të ndodhë do të ndodhë.” I pyetur për mendimet e tij për të humbur katër radhazi për herë të parë në karrierën e tij, Guardiola ngriti supet, duke thënë se ka një herë të parë për gjithçka. “Ka gjithmonë një herë të parë në jetën tënde, por ne humbëm dy ndeshje në Premier League. Kjo është çështja. Ne do të duhet të ndryshojmë për t’u rikthyer te fitorja, por shpresojmë që kur lojtarët [të lënduar] të kthehen, dhe nuk kam asnjë dyshim se ata do të kthehen, ne do të bëjmë më të mirën. Por ai minimizoi rëndësinë e humbjes, megjithatë, duke shtuar: “Normalisht njerëzit humbasin lojërat. Situata është ajo. Kjo është sfida ime, sfida jonë dhe më pëlqen ta përballoj. Nuk do të tërhiqem fare, më shumë se kurrë dua ta bëj dhe do të provojmë përsëri.” Cityt i ka humb “udha”, tri humbje radhazi për një javë *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.