Fundet e rrudhosura të preferuarat e kësaj pranvere NULL NULL 09.04.2018 20:00 09.04.2018 20:00 Tashmë kemi hyrë në sezonin e ditëve të ngrohta, e bashkë me ndryshimet e motit vijnë edhe ndryshimet në gardërobën tonë. Po flasim për fundet. Këtë sezonë të preferuarat e blogereve dhe dizajnereve janë fundet e rrudhosura. Nuk ka rëndësi a jeni nisur për në punë, po dilni për kafe me shoqen e ngushtë apo jeni duke shkuar në një dasmë, fundet e rrudhosura jenë zgjidhja juaj. Detajet e vogla dhe qepjet interesante ju japin ndjenjën femërore dhe të butë dhe kështu jeni të sigurt se do të merrni plot komplimente. Pjesa më e bukur tek këto funde është se ato duken bukur me pothuajse çdo gjë. Mund t’i kombinoni me një bluzë të thjeshtë dhe patika apo edhe me ndonjë këmishë dhe take. Cilat janë modelet e preferuara për këtë sezone mund t’i shihni më poshtë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lifestyle Disa këshilla nga psikologu Arber Zeka, për prindërit që i kanë fëmijët nëpër shkolla 28/09/2023