Lajmet e fundit

Deputetë të PDK-së dhe Aleancës u kanë vendosur letra në ulëset e deputetëve të LVV-së, me thirrjen që të marrin pjesë në vazhdimin e seancës konstituive.
Deputetët e këtyre subjekteve politike deklaruan se “tempulli i demokracisë po keqpërdoret”, duke paralajmëruar se aksionet e tyre do të masivizohen, transmeton Klankosova.tv.
Kujtojmë se deputetët e PDK-së prej ditësh kanë qëndruar para hyrjes së Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar nga kryeministri në detyrë vazhdimin e seancës konstituive.
Seanca e fundit konstituive u mbajt më 8 gusht, por punimet u ndërprenë pasi nuk u propozua emri i kandidatit për kryetar të Kuvendit.
Ndiqni kronikën e mëposhtme: