Fulhami ia vështirëson jetën Leicesterit - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fulhami ia vështirëson jetën Leicesterit

NULL NULL
08.05.2023 20:44

Fulhami e ka mundur Leicester Cityn me rezultat 5:3 në xhiron e 35-të të Premier Ligës.

Willian në minutën e 10-të, Carlos Vinicius në të 18-tën dhe Tom Cairney në të 44-tën ia siguruan Fulhamit avantazhin prej 3:0 me të cilin skuadrat shkuan në pushim.

Me t’u kthyer nga pushimi, Tom Cairney e realizoi edhe golin e tij të dytë dhe të katërtin për vendësit, në të 51-tën.

Harvey Barnesi në minutën e 59-të ngushtoi epërsinë, dhe Jamie Vardy dështoi ta ngushtojë edhe më shumë në të 66-tën kur e humbi penaltinë.

Willian me golin e tij të dytë u përkujdes që ta bëjërë rezultatin 5:1 në minutën e 70-të.

Penaltinë e dytë nuk e huqi Leicesteri kur James Maddison shënoi në të 81-tën, teksa Barnesi e realzioi golin e tij të dytë për 5:3.