Ftesa ndaj Bërnabiqit, Vokrri: Nuk besojmë se do të ketë përgjigje (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ftesa ndaj Bërnabiqit, Vokrri: Nuk besojmë se do të ketë përgjigje (VIDEO)

NULL NULL
22.02.2023 18:27

Disa ditë më parë, Ministri i Administrimit të Pushteti, Lokal, Elbert Krasniqi, i bëri ftesë për takim kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, për të diskutuar për një model për pakicat në Kosovë e veçanërisht për atë serbe.

E për të folur në lidhje me këtë, sonte i ftuar në “Info Magazinë” në Klan Kosova, ishte zëvendësministri i ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, i cili tha se nuk mendojnë se mund të ketë përgjigje nga Serbia.

“Duke e njohur qasjen dhe sjelljen e palës tjetër, qeverisë së Serbisë, personalisht nuk pres dhe mendoj që këtë parandjenjë e ndaj edhe me kolegët e tjerë, që nuk do të ketë përgjigje nga Serbia”, u shpreh ai.

Vokrri tregoi edhe arsye pse vendosën që t’i bënin një ftesë të tillë kryeministres serbe, përcjell Klankosova.tv.

“Në kontekstin e tanishëm, pra të bisedave me palën serbe, kur vijnë komente të tilla çfare patëm nga kryeministrja serbe, Bërnabiq, ka qenë një veprim në drejtimin e duhur, që të tregojmë se jemi të gatshëm të bisedojmë për modele të tilla”, u shpreh tutje ai.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.