FSK-ja nis punën për çminimin e zonave të kontaminuara me mjete eksplozive NULL NULL 26.03.2019 14:11 26.03.2019 14:11 Forca e Sigurisë së Kosovës, përkatësisht Kompania e Deminimit, në bazë të Planit të veprimit për vitin 2019, gjatë ditës së djeshme ka filluar sezonin veror të deminimit duke pastruar zonat e minuara nga dora e njeriut si dhe ato të kontaminuar me bomba kasetore nga ajri. Operacionet e para të çminimit për këtë vit, FSK-ja i ka filluar në lokacionin e Soqishtës në Han të Elezit, për të vazhduar më pas në Ferizaj, përkatësisht në lokacionin “Parku i Lirisë’’ dhe hapësirën e kazermës ‘’Skënderbeu’’ të FSK-së, si dhe lokacionin Babaj i Bokes në Gjakovë. Përveç operacioneve të deminimit FSK-ja ka dy njësi për Eliminimin e Mjeteve të Pashpërthyera (EOD), gjithherë të gatshme 24 orë për 7 ditë të javës, për largimin e mjeteve të rrezikshme. Këto njësi kujdestare reagojnë në çfarëdo kohe kur qytetarët njoftojnë për praninë e këtyre mjeteve. Njësitë e EOD-së kanë intervenuar në 2700 raste dhe kanë demoluar 4350 mjete të ndryshme eksplozive. Prej kur FSK-ja ka filluar operacionet e deminimit në vitin 2010, njësitë e saj kanë pastruar 29 lokacione me një sipërfaqe prej 2,191,201 metra katrorë dhe kanë gjetur 3512 mjete të ndryshme eksplozive të pashpërthyera. Që nga koha e luftës e deri më sot, 117 veta kanë humbur jetën si pasojë e minave dhe mjeteve tjera eksplozive, ndërsa 467 të tjerë janë lënduar, andaj puna e këtyre njësive është shumë e rëndësishme, dhe me të drejt mund të themi se çdo mjet eksploziv i çminuar është një jetë e shpëtuar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 14 orë më parë