FSK-ja ndërton urën në Aqarevë (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

FSK-ja ndërton urën në Aqarevë (VIDEO)

NULL NULL
nga Flamur Gajtani 29.03.2023 20:33

Në Aqarevë të Skenderajt, Forca e Sigurisë së Kosovës ndërtoi një urë prej metali.

15 pjesëtarë të ushtrisë, të mërkurën finalizuan urën mobile “Mabey Johnson”, pasi e vjetra u doli nga përdorimi nga vërshimet e janarit.

Në bashkëpunim me autoritet komunale, FSK-ja evitoi rrezikun, njofton Klan Kosova.

Konstruksioni metalik 27 metra i gjatë, katër i gjerë e me kapacitet të mbajtjes deri në 80 tonë u montua për nëntë ditë nga Njësia e Inxhinierisë Ushtarake.

Edhe aqarevasit ndihen me fat që ushtria kosovare u doli në ndihmë. Ura si të tillat që FSK-ja ndërtoi edhe më parë, do shfrytëzohet derisa komuna ta ndërtojë të renë, teksa më pas do të çmontohet për nevoja të tjera.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS