23:51, 22 Prill 2019

Janë bërë gjashtë orë prej se kur kanë filluar kërkimet për njërit nga punëtorët që e zunë muret e rrënuara të ish-hotelit Adriatik në Mitrovicë, njofton Klan Kosova.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë Policia e Kosovës, ekipi i zjarrëfikësve dhe në orët e mbrëmjes edhe njësiti i Forcës së Sigurisë së Kosovës për kërkim shpëtim.

FSK me qen të trajnuar për këso rastesh po synojnë që ta gjejnë në gërmadha punëtorin që ishte duke punuar në rinovimin e ish-hotelit, kur një pjesë e mureve të tij u shemb.

Nehat Bahtiri, drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Mitrovicës, ka thënë për Klan Kosovën se pronari i ri apo punëkryerësi i rinovimit nuk ka leje për punë nga Drejtoria e Urbanizmit e Komunës.

 

 

 

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë