FSK-ja largon epruveta e shiringa që u gjetën pranë shkollës në Slivovë (VIDEO) NULL NULL nga Arbreshë Uka 21.03.2023 20:28 nga Arbreshë Uka 21.03.2023 20:28 Banorët e fshatit Slivovë të Prishtinës janë shqetësuar gjatë të hënës ngase kanë hasur në mbetje medicinale pranë rrugës magjistrale Prishtinë-Gjilan. Mbetje si epruveta me mostra gjaku dhe enë me kultura mikrobiologjike. Mbeturinat medicinale, të cilat paraqesin edhe rrezikim të shëndetit publik, u gjetën të shpërndara pranë një shporte e cila është e vendosur në anën e kësaj rruge, dhe jo fort larg shkollës së këtij fshati, raporton Klan Kosova. Jakup Ramadani, drejtuesi i shkollës “Filip Shiroka”, bëri me dije se edhe banorët dhe stafi i shkollës janë shqetësuar për faktin që andej pari kalojnë nxënësit çdo ditë. Pas raportimit që bënë qytetarët tek organet përgjegjëse, të gjitha këto dolën në vendin e ngjarjes, megjithatë as policia, Inspektorati Shëndetësor, Mjedisor dhe Sanitar nuk patën kapacitet dhe njësi të specializuara për largimin e të tilla mbetjeve në hapësira publike. Kësisoj, Komuna e Prishtinë koordinoi procesin tutje duke e ftuar FSK-në për intervenim, ku kjo e fundit me njësinë e specializuar bëri largimin e tyre dhe pastroi vendin. Nuk dihet se kujt i përkasin këto mbetje, megjithatë ISh këtë do ta marrë vesh pasi që policia do t’i ofrojë të dhënat e pacientëve, ngase në mostra janë emrat e tyre. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
Kosova Detaje për vdekjen e 5 vjeçarit në Vushtrri: Arma u gjet 56 metra larg nga vendi i ngjarjes 09/04/2023