FSK-ja dislokohet në Maqedoni të Veriut, e gatshme për të kontribuar në çdo mision paqeje NULL NULL 20.05.2023 13:38 20.05.2023 13:38 Forca e Sigurisë së Kosovës është dislokuar në poligonin ushtarak në Krivollakë të Maqedonisë së Veriut, në kuadër të Ushtrimit Ndërkombëtar “Defender Europe 23”. FSK-ja në këtë kamp ka dislokuar një kompani të regjimentit të këmbësorisë, që do t’i bashkëngjitet batalionit multi-nacional për zhvillimin e trajnimit të përbashkët. “Kompania ka për objektiv demonstrimin e performancës dhe ndërveprueshmërinë ushtarake përkrah forcave të shteteve partnere”, thuhet në njoftimin e FSK-së, transmeton Klankosova.tv. Kujtojmë se “Defender Europe 23” do të mbahet nga 21 maji deri më 2 qershor. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Takimi i ministrave të Jashtëm të NATO-s, Blinken: Në agjendë edhe Ballkani Perëndimor 6 orë më parë