FSK-ja certifikon nxënësit NULL NULL 05.06.2015 16:09 05.06.2015 16:09 Ka përfunduar Kampi Rinor 2015 i organizuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës. 46 nxënës të shkollave të mesme nga Kosova janë certifikuar në këtë kamp. Forca e Sigurisë së Kosovës ka përfunduar Kampin Rinor 2015 që kishte filluar me një qershor. Përmbyllja e kampit është bërë sot me ceremoninë e certifikimit të 46 pjesëmarrësve të shkollave të mesme nga komuna të ndryshme të Kosovës. Gjenerallejtënant Rrahman Rama, i ka përshëndetur nxënësit dhe oficerët e FSK-së, transmeton Klan Kosova. “Unë falënderojë nxënësit dhe instruktorët e FSK-së, për kontributin e tyre që kanë dhënë në mbarëvajtjen e kampingut rinor, njëherë nxënësve ju uroj shumë suksese në shkollim dhe jetën e tyre”. “Besoj se ju tani e keni kuptuar mirë jetën reale të FSK-së, si dhe jeni njoftuar me misionin, strukturën dhe aktivitete e përgjithshme të FSK-së”. Kampi Rinor 2015 është organizuar nga Departamenti për Bashkëpunim Civilo-Ushtarak i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe drejtorit komunale të arsimit./Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 14 orë më parë