FSK hap konkurs për pranimin e 612 ushtarëve të rinj NULL NULL 15.12.2022 08:48 15.12.2022 08:48 Ministria e Mbrojtjes ka hapur konkurs për pranimin e 612 ushtarëve aktiv dhe 388 të tjerëve rezervë. Konkursi do të jetë i hapur nga data 15 dhjetor e deri më 15 janar 2023. Po ashtu janë bërë të ditura edhe kriteret për aplikim. Më poshtë i gjeni kriteret e aplikimit: Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës, Të kenë zotësi të plotë për të vepruar; Të ketë të përfunduar shkollën e mesme, Të ketë aftësi të nevojshme shëndetësore dhe fizike për vendin e shërbimit; Të mos jenë të dënuar për vepra penale me vendim të formës së prerë; Të kenë figurë të pastër dhe të mos kenë probleme dëbimi nga shtetet tjera; Të jetë i moshës 18 – 25 vjeçare në datën e aplikimit; Të ketë gjatësi trupore jo më pak se 165 cm për meshkuj dhe 160 cm për femra. Të mos kenë tatuazhe në fytyrë, qafë dhe parakrah nga pjesa e bicepsit e deri te gishtat e dorës duke përfshirë edhe pirsingun; (Kandidatët të cilët bartin tatuazhe në fytyrë, qafë dhe parakrah nga pjesa e bicepsit e deri të gishtat e dorës duke përfshirë edhe pirsingun, në rast përzgjedhje janë të obliguar të bëjnë heqjen e tyre paraprakisht në afatin kohor; deri në fillimin e shkollimit për kadet, në të kundërtën do të diskualifikohen); Këto janë dokumentet e nevojshme për aplikim: Diploma e shkollës së mesme/ e nostrifikuar, (diplomat e fituara jashtë Republikës së Kosovës, duhet të i nënshtrohen procesit të njohjes nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë; Ekstrakti i Lindjes (jo më i vjetër se gjashtë muaj); Certifikata nga Gjykata që nuk është i dënuar dhe që nuk është nën hetime; Vërtetimi nga Policia e Kosovës për të kaluarën e tyre penale (dokumenti të jetë i nxjerrur brenda afatit të konkursit); Kopje të letërnjoftimit apo pasaportës; Foto portret 4×4 për aplikim (elektronike); Dëshmi për kualifikime tjera (nëse posedon); Dokumenti i zotësisë së veprimit. Linkun për aplikim mund ta gjeni KËTU
Kosova Nuk ka informacione që ndonjë shqiptar mund të ketë pësuar nga tërmeti në Turqi (VIDEO) 06/02/2023