Fshehën telefonin në papuçe - Shërbimi Korrektues parandalon futjen në Qendrën e Paraburgimit në Prizren

Fshehën telefonin në papuçe – Shërbimi Korrektues parandalon futjen në Qendrën e Paraburgimit në Prizren

NULL NULL
1 muaj më parë

Shërbimi Korrektues i Kosovës gjatë ditës së sotme ka parandaluar futjen e një telefoni brenda qendrës së paraburgimit në Prizren.

Lidhur me këtë rast, oficerët korrektues kanë lokalizuar telefonin, ndërsa i paraburgosuri i dyshuar se telefoni i kapur në papuçe ka qenë i dedikuar për të është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore.

“Sot rreth orës ‪13:05 në Qendrën e Paraburgimit në Prizren ,oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen kontrabandës brenda qendrës”, thuhet në njoftim nga SHKK, përcjell Klan Kosova.

“Oficerët korrektues gjatë kontrollit të rrobave të sjella nga familjarët, më saktësisht të papuçeve, kanë arritur ta parandalojnë futjen e një telefoni, i cila ishte tentuar të futet brenda në mënyrë të improvizuar”.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës çdo here është i përkushtuar dhe vigjilent në luftimin e dukurive negative dhe kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe atyre të paraburgimit”.