Fshati Vragoli i Fushë-Kosovës nën ujë, banorët kërkojnë zgjidhje NULL NULL 12.12.2024 16:43 12.12.2024 16:43 Uji mbulon rrugën nën urën në fshatin Vragoli të Fushë-Kosovës. Foto: Klankosova.tv Rruga në fshatin Vragoli të Fushë-Kosovës është vërshuar nga uji pas reshjeve të fundit, duke shkaktuar vështirësi për banorët dhe kalimtarët. Isuf Dervisholli, banor i fshatit, tregon për emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova FM, se ky problem ka vite që përsëritet. “Nuk është vetëm sot apo me javë, por me vite, prej se u ndërtua kjo urë kemi pasur probleme”. “Nuk janë të prekur vetëm banorët e fshatit me rreth 700 shtëpi, por edhe të gjithë ata që kalojnë sepse kjo është rrugë magjistrale”, thotë ai. Sipas tij, situata është shkaktuar nga bllokimi i kanalizimit, për të cilin komuna nuk ka ndërmarrë asnjë masë, njofton Klankosova.tv. “Komuna po arsyetohet me ministrinë, duke thënë se kjo është pjesë që i takon asaj”, shton Dervisholli. Pavarësisht neglizhencës institucionale, disa banorë kanë ndërhyrë vetë, duke përdorur pompa për të larguar ujin nga rruga. Megjithatë, problemi mbetet i pazgjidhur, dhe shpeshherë banorët detyrohen të bëjnë kilometra shtesë për të gjetur një rrugë alternative. “Me iniciativen e disa qytetarëve të Vragolisë, e kemi marrë dhe pastru në mënyrë vetanake me pompa të ujit, dhe e kemi largu pak ujin, sepse këtu ka qenë lartësi më e madhe”. “Ne e kemi diku deri 5 kilometra me shku në Miradi të Epërme dhe me u kthy sepse nga kjo rrugë nuk mund të kalojmë”, u shpreh Dervisholli. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Abdixhiku në Obiliq: Përtej mllefit e frustrimit, populli i Kosovës kërkon, shpresë, ide, zgjidhje e ndryshim 32 minuta më parë
Kosova NATO, central me gaz dhe amnisti fiskale - Premtimet kryesore të Ramush Haradinajt (VIDEO) 2 orë më parë