Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Fshati me shtëpi pa dyer

NULL NULL
31.05.2016 18:55

Kjo është historia e fshatit Shani Shingnapur, në Indi, ku shtëpitë nuk kanë dyer dhe lokalet e ndryshme nuk mbyllen.

Fshatarët këtu injorojnë sigurinë për shkak të besimit të tyre në Perëndinë Shani, zoti i Saturnit, i cili konsiderohet të jetë mbrojtësi i fshatit.

Sipas legjendës 300 vjeçare, pas shiut dhe përmbytjeve, një pllakë e madhe e zezë është gjetur në bregdetin e lumit Panasnala, e cila lundroi përmes fshatit. Kur fshataret kanë prekur atë me shkopinj, ka filluar të derdh gjak.

Atë natë më vonë, perëndia Shani iu është shfaqur në ëndërr udhëheqësit të fshatit, duke i treguar që pllaka ka qenë e tij dhe se tani e tutje ky perëndi do të banoj aty. Kërkesa e perëndisë ka qenë që pllaka të vendoset diku në fshat, në mënyrë që ai të mbikëqyrë fshatin. Pastaj ai bekoi liderin e fshatit dhe premtoi që do të mbroj fshatin nga rreziqet e ndryshme.

Fshataret pasi vendosen pllakën në qendër të fshatit, vendosën që të eliminojnë të gjitha dyert dhe të mos mbyllin asgjë, pasi që ishin nën mbikëqyrjen e perëndisë.

Kjo tradite vazhdoi për gjenerata të tëra. Shtëpitë nuk kanë dyer permanente. Madje edhe tualetet publike janë pa dyer, kanë vetëm perde për pak privatësi.

Ndërtimet e reja gjithashtu duhet t’ju përshtaten këtyre rregullave. Stacioni policisë, i cili është ndërtuar në vitin 2015, nuk ka derë, ndërsa “United Commercial Bank” ka hapur selinë e saj të parë me dyer transparente nga xhami që nuk mbyllen.

Megjithatë, disa nga fshatarët kanë filluar që të mos i ndjekin këto rregulla më, për shkaqe te sigurisë. Ndërsa shumica prej tyre shpresojnë që kjo traditë të vazhdoj ende.

Shani Shingnapur locals do not distrust their neighbours (Credit: Credit: Swati Jain)

Lord Shani, the god of Saturn, promised to keep the village safe (Credit: Credit: Swati Jain)

India’s first “lockless” bank branch was opened in Shani Shingnapur in 2011 (Credit: Credit: Swati Jain)

Shani Shingnapur has always had very low crime rates, despite ample opportunity for theft (Credit: Credit: Swati Jain)

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.