Frutat që i bëjnë mirë mëlçisë NULL NULL 22.01.2020 15:00 22.01.2020 15:00 Mëlçia është organi që kryen disa prej funksioneve më thelbësore në organizëm. Ajo shërben si baza e çdo procesi të metabolizmit. Ky organ i brendshëm kryen më shumë se 500 funksione në trup, prandaj është me rëndësi jetike që të konsumoni ushqimet e duhura për të mbajtur një mëlçi të shëndetshme. Ne ju sjellim disa nga frutat për një mëlçi të shëndetshme. Rrushi Studiuesit kanë zbuluar se ekstraktet e rrushit përmirësojnë funksionimin e mëlçisë në pacientët që vuajnë nga sëmundje të mëlçisë që nuk lidhen me alkoolin. Rrushi dhe ekstrakti i farës së rrushit mbrojnë mëlçinë nga dëmtimet, rritin nivelet antioksidues dhe luftojnë inflamacionin. Avokado Avokadot janë të pasura me fibra, të cilat mund të ndihmojnë me kontrollin e peshës. Glutathione, një kompleks i prodhuar nga avokadot, ndihmon në eliminimin e toksinave të dëmshme nga trupi. Boronica Këto fruta të vegjël përmbajnë shumë antioksidantë. Antioksidantë janë të domosdoshëm në mbrojtjen e mëlçisë nga dëmtimi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Shëndet Qentë mund të zbulojnë stresin e traumës duke nuhatur frymën e njerëzve, tregon studimi 19 orë më parë
Këshilla mjekësore Njerëzit me rrezik gjenetik për obezitet duhet të ushtrojnë më shumë për të qëndruar të shëndetshëm 20 orë më parë